Një 42-vjeçar shqiptar vdiq tragjikisht në një aksident që ndodhi të shtunën në mbrëmje në Itali.
Agron Radici, me origjinë shqiptare dhe banor i qytetit të vogël në zonën e Vastos, po drejtonte makinën e tij Audi A4.
Për arsye që aktualisht janë duke u hetuar, automjeti përfundoi në një kanal kullues uji.
Agron Radici u dërgua me urgjencë në spital, por gjendja e tij u përkeqësua dhe ai vdiq.









