Ish-deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të hënë në ambientet e Gjykatës së Posaçme, në zbatim të masës së sigurisë që është vendosur ndaj saj.
Sot në GJKKO zhvillohet seanca paraprake për dosjen e Ilir Metës, ky i fundit ndodhet në paraburgim prej tetorit të vititi të kaluar
Para se të futej në seancë, avokati komentoi duke thënë se ky është gjyqi i shekullit.
“Ju jeni dëshmitarët e gjyqit të shekullit, ky është fati juaj i madh. Këtu do kuptoni sa vlen drejtësia. Kini besim dhe mos e humbisni”, tha avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani.
Në seancën e kaluar ishte i pranishëm edhe vetë Ilir Meta, i cili kërkoi që të njihet me aktet.
SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.
Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash e mosdeklarim pasurie. Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim ndërsa Fatime Kryemadhi për pastrim parash, së bashku me Ema Çokun. Meta ndodhet në burg që nga tetori 2024, ndërsa Kryemadhi me detyrim paraqitje.









