-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Durrës, banorët e prekur nga projekti TID: I bëjmë thirrje SPAK ta hetojë

Kryesoret

Banorët e qytetit të Durrësit përsëri u janë rikthyr protestave kundër projektit TID, pasi sipas tyre projekti i shërben vetëm qeverisë dhe atyre të pasurve pa marrë parasysh jetën dhe shtëpitë e banorëve.

Banorët kërkuan nga Këshilli Bashkiak i Durrësit nisjen e një hetimi për projektin dhe pasojat e tij.

Të vendosur për të mbrojtur pronën e tyre, banorët i bënë thirrje SPAK-ut të hetojë mbi këtë projekt dhe ata që e firmosën atë.

Prej muajsh, banorët protestojnë kundër shembjes së banesave dhe shpronësimeve që janë larg vlerës reale të tregut. Projekti për transformimin e integruar të Durrësit, zbatohet nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.

Sipas hartuesve, projekti synon zhvillimin e parkut arkeologjik dhe turizëm të shtuar në qytet, por për 74 familje që preken prej tij, projekti është kërcënim për ekzistencën dhe historinë urbane të Durrësit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit