Këshilli Bashkiak Durrës miratoi me 29 votat e këshilltarëve socialistë buxhetin e vitit 2026 dhe paketen fiskale. 9 këshilltarët democrat të pranishëm në mbledhjen ngritën kartonin e kuq.
Buxheti i Durrësit për vitin e ardhshëm kap vlerën 6.85 miliardë lekë, me një rritje 6 për qind krahasura me 2025-ën. 44% e tij shkon për investime, ndërsa 30% për pagat dhe sigurimet e punonjësve. Sektorët që marrin “pjesën e luanit” në buxhet janë arsimi dhe infrastruktura rrugore.
Kreu i këshilltarëve demokrate e vuri theksin në ndryshimet me vitet zgjedhore të buxhetit, ku spikasin investimet e ndryshme.
7 pikat e tjera në rendin e ditës, pavarësisht diskutimeve, u miratuan vetëm me votat pro të maxhorancës socialiste. Në mbledhje ra në sy mungesa e këshilltarëve të disa partive të vogla, te cilet smoren pjese ne mbledhjen më e rëndësihme te vitit.









