-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria përforcon mbrojtjen/ Çfarë janë raketat Javelin dhe si funksionojnë?

Kryesoret

Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë marrë sisteme moderne mbrojtëse Javelin, falë bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, deklaroi se ky sistem do të forcojë aftësitë mbrojtëse, parandalimin, ndërveprueshmërinë me NATO-n dhe sigurinë kombëtare.

Por çfarë janë raktetat anti-tank “Javelin” dhe si funksionojnë?

Sistemi i raketave luftarake Javelin është një sistem raketash taktik i lëvizshëm nga njeriu, me rreze të mesme veprimi që i siguron Ushtrisë Amerikane dhe Trupave Detare efekte precize të zjarrit të drejtpërdrejtë për të mposhtur tanket kryesore të betejës dhe automjetet e tjera të blinduara gjithashtu.

Ky sistem raketor drejtohet automatikisht drejt objektivit pas lëshimit. Ushtarët mund të ripozicionohen menjëherë pas lëshimit dhe mund ta ngarkojnë për gjuajtjen e radhës. Raketa ka aftësi të arrijë shpejtësinë deri në 150 metra në sekondë (540 km/h) pasi të lëshohet.

Një raketë Javelin kushton rreth 180 mijë dollarë.

Ushtria amerikane ka prodhuar afro 38 mijë raketa të tilla deri tash. Rreth 20 deri në 25 mijë prej tyre janë përdorur në luftëra apo aksione të ndryshme – pjesa tjetër është përdorur për testime.

Shqipëria merr raketat “Javelin” nga Amerika

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit