-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ Zbardhet ngjarja e plagosjes së biznesmenit në Kavajë

Kryesoret

Dalin detaje të reja nga plagosja e lehtë me thikë e biznesmenit në Kavajë, pasi sherri ka nisur për motive banale.

Bazuar në burime jozyrtare të policisë i plagosuri ka mbetur Artur Ligeja, 52 vjeç, ky i fundit zotëron një biznes në zonë.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 10:00, në qytetin e Kavajës, në vendin e quajtur “Agjensia”, në ambientet e një biznesi privat, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. V., 42 vjeç, ka goditur me mjet prerës në dorë shtetasin A. L., 52 vjeç, i cili ka pësuar një dëmtim të lehtë.

Më pas, autori ka dëmtuar xhamat e biznesit në pronësi të shtetasit A. L., si dhe xhamat e një biznesi tjetër aty pranë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autori është përdorues i lëndëve narkotike dhe ka probleme të shëndetit mendor.

Ai është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme procedurale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit