-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti jep nga 100 Euro për fëmijët dhe pensionistët, vendimi shkakton debat

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se ka vendosur të mbështesë fëmijët dhe pensionistët me 100 euro për fundvit.

“Me 28 dhjetor fitojmë bindshëm dhe festojmë, pastaj me 29 dhjetor gëzohen të gjithë fëmijët e pensionistët.

Sepse me fitoren tonë, Viti i Ri vjen më herët.

Sikurse çdo vit, edhe sivjet kemi vendosur të mbështesim fëmijët dhe pensionistët me shtesat e fundvitit prej 100 eurove.

Mosvotimi i buxhetit nga opozita na e ka vështirësuar punën tejmase, mirëpo ne e kemi bërë të pamundurën që edhe këtë vit të sigurojmë mbështetjen e fundvitit, e cila do të procedohet para natës së Vitit të Ri.

Urime festat e fundvitit, dhe t’i gëzoni bashkë me familjet tuaja” shkruan ai. Vendimi i qeverisë në detyrë ka shkaktuar reagime nga opozita qe e ka cilesuar si blerje vote.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit