-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Më mori Berberi”- Zbardhet dëshmia e vartëses që fundosi Ballukun: Kishte presion!

Kryesoret

Zbardhet dëshmia e vartëses së Belinda Ballukut në ministrinë e Infrastrukturës që firmosi për tenderat. Mirzeta Kashnica ka deklaruar para SPAK-ut se është detyruar nga ish-kreu i ARRSH Evis Berberi që të firmosë për tenderin për ndërtim e tunelit të Llogarasë.

Pas kësaj dëshmie SPAK thotë se Belinda Balluku ka ushtruar presion mbi vartësen e saj dhe për këtë arsye SPAK kërkoi arrestin e saj por PS deri tani e ka bllokuar. Por cfarë ka deklaruar konkretisht Mirzeta Kashnica në datë 10 nëntor 2025?

E pandehura Mirzeta Kashnica ka deklaruar se i kujtohet se tek procedura e parë e prokurimit për ndertimin e tunelit të Llogarasë, e cila është anuluar, në vlerësimin e saj si anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, operatori ekonomik “Gjoka Konstruksion”sh.p.k, i përmbushte kriteret dhe duhej të ishte shpallur fitues.

Ajo deklaron se kètë qëndrim ia ka derguar me email anëtarëve të tjerë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe për dijeni ia ka dërguar edhe Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë.

Ajo deklaron se menjëherë sapo e ka dërguar këtë email, në orën 17:05, pa u mbyllur akoma vlerësimi i komisionit në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik, ajo është telefonuar nga Evis Berberi, i cili i ka thënë se nuk duhej të shprehej me email. Pasi ai kishte folur dhe kjo procedurë ishte mbyllur, do të anulohej, pasi nuk ishte asnjëri nga operatorët ekonomik në rregull.

E pandehura Mirzeta Kashnica deklaron se në lidhje me procesverbalin e datës 18.03.2021, për vlerësimin e ofertave, ku janë anuluar të gjitha ofertat e paraqitura nga operatorët ekonomikë, ajo ka nënshkruar, pasi është trysnuar nga Evis Berberi, që të vazhdonte me procedurèn.

Ajo deklaron se shtetasi Evis Berberi ishte anëtar i komisionit, si dhe personi që diktonte vendimmarrjen e komisionit. Në lidhje me procedurën e prokurimit të rishpallur me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” ajo deklaron se sa herë mblidhej komisioni, anëtarët e tjerë të komisionit i kishin marrë vendimet me njëri-tjetrin dhe e intimidonin atë në lidhje me qëndrimet e saj.

Por cfarë ndodhi më pas? “Në vijim të hetimit, nga përdorimi i metodave speciale, kanë rezultuar të dhëna se, nga ana e të pandehurës Belinda Balluku, gjatë kohës që ajo është njohur me akuzën nga organi procedues dhe ushtronte detyrën si zëvendëskryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, ka ushtruar presion në forma të ndryshme, ndaj personit të pyetur në këtë procedim, konkretisht shtetases M.K.(vartëse e saj)” thuhet në kërkesën për arrestimin e Ballukut që është dërguar në kuvend.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit