Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, qindra qytetarë kanë vijuar edhe mbrëmjen e kësaj të premteje marshimin në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës së 41-të radhazi për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.
Me pankarta në duar dhe thirrje patriotike dëgjohen: “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, madje gjatë marshit u kërkojë edhe qytetarëve të tjerë të bashkohen me ata dhe të çohen nga kafja.
Ndërkohë ata kanë bërë thirrje që ditën e nesërme do të mbahet protesta mbarëkombëtare, e cila përkon me datën kur do të zhvillohet edhe koncerti i reperit amerikan Kanye West në Tiranë.
Protestuesit marshim në Tiranë: Shqipëri e re! Poshtë patronazhistët!









