Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka theksuar se draft-marrëveshja mes Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë fund luftës ruso-ukrainase nuk parashikon heqjen e menjëhershme të sanksioneve ndaj Rusisë.
“Ne nuk shohim heqje të sanksioneve në këtë marrëveshje midis Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara, por e kuptojmë se SHBA-të do të lëvizin drejt heqjes sistematike të sanksioneve pas përfundimit të luftës.”
“Dhe këtu pyetja është se sa të fortë mund të jenë evropianët”, tha Zelensky.









