Një 42-vjeçar ka humbur jetën pasi mori një goditje me top në kraharor teksa luante kalçeto në Novoselë të Vlorës.
“Më datë 25.12.2025, në kalçeton e fshatit Novoselë, shtetasi B. R., 42 vjeç, banues në Vlorë, rezident në shtetin e Gjermanisë, gjatë një loje futbolli, pasi topi e ka goditur në pjesën e kraharorit, është rrëzuar dhe gjatë transportit për në spitalin e Vlorës ka ndërruar jetë.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka pësuar atak kardiak.”, sqaron policia.









