Partia Demokratike nuk heq dorë. Pesë anëtarë të Partisë Demokratike të Këshillit të Mandateve kërkojnë sot mbledhjen e Këshillit të Imunitetit për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku.
Kjo është kërkesa e dytë që i drejtohet kryetarit të Kuvendit. Socialistët kanë deklaruar se shqyrtimi i kërkesës se Prokurorisë së Posaçme nuk do bëhet para se të shprehet Gjykata Kushtetuese për çështjen e pezullimit të anëtarit të qeverisë.









