-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Beson te kualifikimi në Botëror, Silvinjo: Lojtarët janë mësuar me sfida të forta

Kryesoret

Trajneri i kombëtares sonë Silvinjo, gjatë një interviste në podkastin “ESPN Brasil”, beson se kuqezinjtë mund të sigurojnë biletën për në Botërorin 2026 dhe komentoi planet e ekipit të tij.

“Ky është një moment shumë i rëndësishëm për ekipin dhe për gjithë vendin. Që nga Europiani kemi pasur shorte të forta, por sfidat janë pjesë e rrugës që duhet të ndjekim për të arritur objektivat tona. Që nga janari do t’i monitorojmë lojtarët tanë më nga afër dhe do të jemi të pranishëm në disa ndeshje për të ndjekur performancat e tyre. E njohim mirë Poloninë, kemi luajtur kundër tyre kohët e fundit.

Ata kanë ndryshuar trajner, por lojtarët mbeten të njëjtë dhe janë të një cilësie të lartë. Ata janë në një fazë rindërtimi, ndërsa ne po kalojmë një periudhë zhvillimi. Nuk ka avantazh të qartë, gjithçka mund të ndryshojë brenda 90 minutave. Lojtarët tanë janë mësuar me sfida të vështira. Do të mbështetemi te cilësitë tona dhe te puna që kemi bërë deri tani”, u shpreh Silvinjo.

Rikujtojmë që Shqipëria do të përballet me Poloninë në gjysmëfinalen e “play off”-it më 26 mars në Varshavë, një hap kyç drejt ëndrrës së madhe të Kupës së Botës. Në rast fitoreje, kuqezinjtë do të luajnë finalen vendimtare më 31 mars ndaj fituesit të përballjes Ukrainë-Suedi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit