Fluksi i hyrjeve nga Greqia në drejtim të vendit tonë vijon të mbetet i lartë në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës.
Gjatë 24 orëve të fundit, nga vendi fqinj drejt Shqipërisë kanë hyrë 4 808 shtetas, kryesisht shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, ndërsa kanë dalë 2 431 shtetas.
Për të përballuar fluksin në rritje të emigrantëve, Policia Kufitare po operon me katër sportele në hyrje dhe tre sportele në dalje, ku përfshihet edhe korsia e dedikuar për mjetet e rënda dhe autobusët.









