-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kim Mehmeti: Vota për Vetëvendosjen është votë për Kosovën!

Kryesoret

Kësaj të diele Kosova do votojë. Me çka votuesit e sajë do tregojnë se këndë e mbajnë përgjegjës pse partiakët inatxhinjë vendit ia harxhuan një vit të tërë.

Sa u përket partive politike që marrin pjesë në këto zgjedhje, dy prej tyre do i prijnë betejës zgjedhore: Vetvendosja dhe PDK’ja.

Lëvizja Vetvendosje deri tani është dëshmuar si parti që ndërton shtet për qytetarët e jo për pushtetarët.

Por duke qenë kryetari i VV më shumë misionar se sa politikan, i ndodh të mos e vërejë me kohë se edhe në partinë e tij shtohet numri i atyre që politikën e shohin si biznes më fitimprurës. Dhe që pastaj, pasi të pasurohen, të kërkojnë ‘azil’ politik në Shqipëri, atje ku shtetin e drejtojnë hajnat e ‘Rilindjes’.

Ndërkohë, siç duket, PDK’ja është duke dalë nga kthetrat e ‘Klanit Pronto’ dhe ka nisë një rrugëtim të ri që nga partti fitimprurëse për ‘aksionarët’ e saj do e bëjë subjket të rëndësishëm për shtetformimin e mëtejmë të Kosovës.

E sa i përket LDK’së, ajo mbeti parti që vlerë të vetme e ka presidentin e ndjerë historik të Kosovës. Me çka u vetpërjashtua nga e ardhmja e vendit dhe ngadalë u shëndërrua edhe vetë në kufom politike.

Mbase të përballur me këtë realitet, shumë personalitete të kësaj partie, aq shumë u verbëruan sa nuk mund ta fshehin se më të afërt e ndejnë Lstën Serbe se sa VV dhe se shpesh herë, veprimet e Kurtit u ngjasojnë me ato të Millosheviqit!?

Po, të dielën Kosova do votojë. Me çka do ketë mundësi të përcaktohet nëse e do të mirën e vetvetes si shtet apo mirëqenien dhe rehatin e atyre që janë mësuar të majmen nga grazhdi i shtetit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit