-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vengu në Bullgari: Jemi gati, ku ka nevojë NATO

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu gjatë një vizite në Bazën e Grup Batalionit Shumëkombësh të Aleancës në Novo Selo deklaroi se Forcat e Armatosura të Shqipërisë po japin një kontribut të rëndësishëm në misionin e NATO-s në Bullgari.

“Në Bazën e Grup Batalionit Shumëkombësh të NATO-s në Novo Selo, Bullgari. Krenar të dëgjoja nga Komandanti italian i misionit, Mattia Scirocco, se toga që përfaqëson Forcat e Armatosura të Shqipërisë luan një rol aktiv në detyrat e grupit, duke kontribuar përtej misionit të saj të paracaktuar.

Kjo është një dëshmi e qartë e profesionalizmit, përkushtimit dhe besueshmërisë së efektivëve tanë në çdo mision ku shërbejnë nën flamurin e Aleancës.

Jemi të gatshëm të rrisim më tej prezencën dhe kontributin e Shqipërisë aty ku nevoja e kërkon, për të dëshmuar përkushtimin tonë ndaj sigurisë kolektive dhe për të forcuar përgatitjen tonë operacionale, krah për krah me aleatët tanë”, tha ministri Vengu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit