Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet pas vendimit të Izraelit për të njohur Somalilandin si shtet të pavarur, një veprim që ka shkaktuar reagime të ashpra nga Somalia dhe vendet arabe.
21 shtete arabe dhe myslimane e dënuan vendimin, duke e cilësuar si shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe si kërcënim për paqen dhe sigurinë në Bririn e Afrikës.
Somaliland shpalli pavarësinë në 1991, por nuk është njohur nga asnjë shtet deri tani. Vendimi i Izraelit ka tensionuar situatën, veçanërisht pasi Somalia do të marrë presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.









