Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka votuar pak pas mesditës në Prishtinë. Pas hedhjes së votës, ajo ka bërë thirrje për zhvillimin e zgjedhjeve në mënyrë të qetë, të rregullt dhe demokratike.
Në deklaratën e saj, Osmani ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin zgjedhor dhe ka shprehur shpresën që rezultatet të mundësojnë krijimin sa më të shpejtë të Kuvendit dhe zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës.
“Uroj që Republika jonë të ketë zgjedhje të qeta, të rregullta, demokratike. Uroj të kemi zgjedhje me pjesëmarrje sa më masive të qytetarëve. Zgjedhjet janë proces i rëndësishëm demokratik. Shpresoj që rezultatet të rezultojnë me krijim sa më të shpejt të parlamentit dhe zgjedhje të qeverisë, që janë të domosdoshme për procese të rëndësishme të brendshme dhe ndërkombëtare për Kosovën.”









