Sipas rezultateve të fundit të publikuara nga KQZ-ja, LVV-ja e Albin Kurtit është rrugës për të formuar vetë ekzekutivin e ri të vendit.
LVV prin me 50.24 për qind të votave
Me 61.63 për qind të votave të numëruara, LVV-ja ka thelluar epërsinë ndaj partive të tjera, duke fituar 257.390 vota apo 50.24 për qind.
Renditja e partive të tjera të mëdha shqiptare është e njëjtë, me PDK-në në vend të dytë me 20 për qind, LDK-në me 14.16 dhe AAK-në me 6.57 për qind.
Lista Serbe, ndërkaq, ka fituar 3.1 për qind të votave.
Gashi i LDK-së kërkon “veprim të përgjegjshëm” pas zgjedhjeve
Arben Gashi nga LDK-ja ka kërkuar nga partia e tij “reflektim dhe veprim të përgjegjshëm” pas rezultatit zgjedhor.
Ai, përmes një postimi në Facebook, tha se rezultati, që e nxjerr partinë e tij në vend të tretë, “nuk mund të injorohet”.
Bazuar në të dhënat e deritanishme, LDK-ja ka fituar 13 për qind të votave, shifër më e ulët krahasuar me rezultatin e 9 shkurtit, kur fitoi 18 për qind të votave. Edhe në atë zgjedhje, LDK-ja doli fuqia e tretë politike në vend.









