Në Kosovë mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku të drejtë vote kanë 1.999.024 qytetarë, lidhur me këtë, në komunikim për mediat ka reaguar kreu i KQZ Kreshnik Radoniqi.
Reagimi i plotë
Procesi i votimit nuk do të ndërpritet, ne do sigurohemi që nuk do t’i lëmë në terr të votojnë. Për gjeneratorë nuk kemi në të gjitha qëndrat e votimit, por ne jemi siguaruar që në vendet ku do ketë ndërprerje do të ndërhyhet me shpejtësi. Në dis raste kemi pasur ndërprerje, por që nuk ka zgjatur shumë. Çdo veprim që mund të cënojë procesin na shqetëson por ne i sigurojmë që procesi do të vijojnë normalisht dhe do të punojmë që integriteti i votës, nuk do të cënohet.
Related