Pas disa protestave të zhvilluara nga qytetarët vlonjatë para bashkisë për mungesën e ujit të pijshëm për rreth 4 ditësh, tashmë ka mbërritur në Vlorë pajisja e re, e cila do të bëjë të mundur furnizimin e Vlorës me ujë.
Prej katër ditësh banorët e qytetit të Vlorës po përballen me mungesë të ujit, situatë që solli protesta të vazhdueshme.
Mes tyre ka pasur edhe përplasje me policinë, pasi nuk po merreshin masat e nevojshme për rregullimin e situatës.









