-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku: Shqiptarët kanë nevojë për ekonomi që u shërben njerëzve, jo statistikave

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku përmes një postimi në facebook ka reagur për gjendjen e rënduar ekonomike të familjeve shqiptare në prag të mbylljes së vitit.

Reagimi i Tabakut

Më pak se tre ditë na ndajnë nga fundi i vitit.
Shqiptarët, siç e do tradita, po vrapojnë për të mbushur shportën dhe tavolinën e fundvitit.
Një zakon i bukur. Një adet i përvitshëm.
Por këtë vit, është më i vështirë se kurrë.
Çmimet vazhdojnë të rriten, ndërsa shqiptarët kanë më pak para për të shpenzuar.
Qeveria flet për paga mesatare.
Por paga reale e shumicës së shqiptarëve është rreth 52 mijë lekë në muaj.
Ndërkohë, kostoja minimale për të jetuar për një familje shkon rreth 80 mijë lekë në muaj.
Llogaritë janë shumë të thjeshta.
Në rrethin tonë të afërt, secili prej nesh njeh të paktën një familje që paguan 35 mijë lekë qira.
Pas qirasë, çfarë mbetet për ushqim, fatura, fëmijë, mjekime?
Edhe shporta e ushqimeve është bërë më e shtrenjtë.
Produktet bazë kushtojnë më shumë se në Bashkimin Europian, ndërsa paga e shumicës së shqiptarëve mbetet 52 mijë lekë.
Nëse gjysma e Shqipërisë merr më pak se 50 mijë lekë në muaj, siç e pohon edhe INSTAT, atëherë ekonomia e një vendi ka dështuar.
Rritja e pensioneve, në këto kushte, nuk është zgjidhje.
Është një lemoshë politike, me shpresën për të larë mëkatet e korrupsionit.
Shqiptarët nuk kanë nevojë për lëmoshë.
Kanë nevojë për një ekonomi që u shërben njerëzve, jo statistikave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit