-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takimi Trump-Zelensky: Paqe, por me “pengesa”

Kryesoret

Nga Beqir SINA (Nju Jork)

Presidenti Donald Trump dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shprehën optimizëm të madh pas takimit të tyre të 28 dhjetorit 2025, duke sugjeruar se një marrëveshje paqeje me Rusinë është “maybe very close”. Pra “është shumë afër”

Trump tha se palët kanë arritur “përparim të madh”, duke mbuluar “95% të çështjeve”, ndërsa Zelensky deklaroi se “90% e planit të paqes prej 20 pikash është dakordësuar”.

Ky optimizëm ngre pyetjen: a është ky një sinjal i vërtetë drejt fundit të luftës gati katërvjeçare, apo një hap diplomatik, që fsheh sfida më të thella? Ekspertët amerikanë, si ata në The New York Times, e shohin këtë si progres, por paralajmërojnë se marrëveshja mbetet e papërfunduar për shkak të interesave ruse.

Në qendër të diskutimeve qëndron plani i paqes prej 20 pikash, i zhvilluar nga Ukraina në përgjigje të propozimit amerikan prej 28 pikash.

Sipas Zelensky-t, dakordësia arrin 90%, me fokus në garancitë e sigurisë nga SHBA dhe Evropa, të cilat Trumpi i quajti “100% të dakorduara”. Plani parashikon tërheqje të trupave ruse dhe ukrainase nga rajone si Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson, duke krijuar zona të demilitarizuara dhe të mbikëqyrura nga forca ndërkombëtare.

Ukraina do të mbajë forcat e saj në nivelin aktual prej 800,000 trupash, dhe do të marrë 800 miliardë dollarë ndihmë për rindërtim, si dhe do të ketë një datë të caktuar për anëtarësim në BE.

Ekspertë në qëndrën CSIS (Center for Strategic and International Studies) në Washington e vlerësojnë këtë si “mundësi”, që çon drejt paqes. Nga ana tjetër e shikojn edhe si një “kurth strategjik”, nëse nuk trajton avancimet ruse, duke theksuar se ndihma financiare mund të mos kompensojë humbjet territoriale.

Analistë të njohur të kěsaj çështje si Fiona Hill në intervista për portalin  “Politico”, shtojnë se garancitë e sigurisë janë kyçe, por varen nga bashkëpunimi evropian, i cili “mund të dobësohet nga presioni rus”.

Megjithatë,  toka (territoret) siç zbulojë Trump  duke përdorur një term të ri diplomatik,  mbetet pengesa kryesore. Trumpi pranoi se “some of that land is up for grabs”, duke nënvizuar se territoret e pushtuara nga Rusia, si Donbasi, kërkojnë kompromise të vështira.

Zelensky, nga ana e tij  këmbënguli në respektimin e kufijve ukrainas, duke permendur faktin se Putini, ka refuzuar të tërhiqet nga rajonet e aneksuara.

Ekspertët në Wall Street Journal paralajmërojnë se Rusia, me avantazhin ushtarak, mund të shtyjë negociatat, duke e bërë dakordësinë 90% të brishtë. Kjo pikë ngre shqetësime: a do të pranojë Moska tërheqje nga Dnipropetrovsk, Mykolaiv apo Kharkiv, siç propozon plani? Dhe, çfarë do të bëhet nëse ky plan dështon?

Negociatat e ardhshme premtojnë vazhdimësi.

Zelensky tha se takime të reja do të zhvillohen në javët vijuese, ndoshta në Washington në janar, me pjesëmarrjen e liderëve evropianë. Trumpi nuk përjashtoi mundësinë  një vizitë në Ukrainë, për të folur në parlamentin e saj, duke ofruar mbështetje.

Ekspertë në Rusi ( thuhet se edhe pse janë me britanikët, dhe me pikëpamje të ngjashme me ato amerikane) paralajmërojnë se një marrëveshje e nxituar mund të “ekspozonte Evropën ndaj rreziqeve të ardhshme”, duke nënvizuar nevojën për garanci të forta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit