Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim zyrtar ambasadoren e re të Greqisë në Tiranë, Lambrini Komini.
Komini paraqiti Letrat Kredenciale për të nisur misionin e saj diplomatik në Shqipëri.
Pas takimit, Presidenti Begaj reagoi përmes një postimi në platformën “X”, ku vlerësoi diskutimin me diplomaten e re.
“Sot, mora Letrat Kredenciale të Ambasadores së re të Republikës së Greqisë, znj. Lambrini Komini. Diskutuam forcimin e marrëdhënieve si vende fqinje dhe avancimin e bashkëpunimit tonë afatgjatë si partnerë të NATO-s”, thekson Begaj.









