-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Çfarë janë këto kontrolle? Lironi Veliajn”- Rama: Drejtësia ka nevojë për ndërhyrje

Kryesoret

“Çfarë janë këto kontrolle banesash që bëhen pas pesë viteve? Cfarë janë këto? Edhe ato kanë rregullua. Erion Veliaj? Gjykata tha se bashkia e ka kryetarin, nëse e ka, nxirreni të shkojë në detyrë dhe pasi të hetohet dhe gjykohet nëse dënohet të shkojë të vuajë dënimin”. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama referuar kontrolleve të fundit të SPAK-ut për dosjen Balluku por edhe për rastin e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Më tej, kryeministri Edi Rama tha se sistemi i drejtësisë ka shumë problematika dhe se ka nevojë për diskutime e ndërhyrje. “Nuk mund të jem kryeministri i një vendi që ka më shumë të paraburgosur sesa të dënuar dhe të rri pa folur. Ligjet e Reformës në Drejtësi janë aty. Drejtësia ka probleme të mëdha dhe kjo nuk diskutohet. Reforma 10 vite ka. 10 vite nuk janë asgjë për historinë e një shteti dhe për pushtetin.

U vra një kriminel i dënuar me burgim të përjetshëm nga një tjetër në Peqin, po si prokurori merr gjithë policët e turnit dhe i fut në burg? I dënon ai të gjithë. Pa dashur të dijë se administrata e burgut funksionon me turne, me burime njerëzore. Pa dashur të dijë se janë familjarë e prindër. Mes tyre është edhe i fajshmi, por ka edhe të pafajshëm. I futi në grup të gjithë në burg”, tha Rama.

“Thelbi është që ne jemi këtu për të garantuar këtë proces, për luftën e pavarur nga pushteti ekzekutiv kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Shpresoj që lufta kundër korrupsionit të sofistikohet, jo duke kapur veshin mbrapsht”, shtoi kryeministri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit