Kryeministri Edi Rama ka komentuar daljen e mesazheve në media nga dosja e Belinda Ballukut ku përmendet edhe vetë ai. Rama tha se mesazhet nuk janë provë.
“Kryetari i Bashkisë së Fushë-Arrëzit ka bërë burg për prerje pemësh, jo se nuk është krim, por pa ju lodhur me detaje, rasti është turp! Pabarazia në tendera, nuk është korrupsion, është vepër tjetër. Ç’a do të thotë mesazhe? Që kur ato janë prova?! Që kur janë ushqim për mediat?! Patjetër janë pjesë e një procesi, por parafytyroni vetëm kaq, çfarë ndodh dhe sa përgjegjësi ka secili nga pjesëmarrësit në këto gjyqet e shtrigave kur dikush të dalë i pafajshëm, po ç’a i duhet më pafajësia atij njeriu kur i është shkatërruar totalisht jeta dhe familja? Kush ia kthen mbrapsht jetën?!
Prandaj drejtësia demokratike ka vendosur kufij! Unë nuk fajësoj mediat për këtë, por ata që i ushqejnë me këtë helm. Si mundet që ky vend të jetë ky dhe në të njëjtën kohë sigma që merret me analiza faktuale, nuk merret me mesazhe?! 37 raste për 12 vjet ndërveprime janë një numër krejt i arsyeshëm për të goditur fenomenet. Ndërkohë që deri tani kemi një numër të dënuarish shumë të ulët në raport me rastet, procese të zvarritura dhe Strasburgun që ka evidentuar gjëra të rënda kur dikush ka shkuar atje pasi ka kaluar këtë kalvar.
Për Ram Gecin mund të jem interesuar… Unë kam takuar pafund përfaqësuesish kompanish, u kam thënë që ç’ke me atë punë që hajdeni në Shqipëri, kjo është puna ime. Po nga kjo te e fitoi tenderin, këto pastaj janë si ato unë jam kaq vjet, mora rrugën për Durrës, sa vjeç ishte gjyshja ime. Ti e di mezi pres të të kap gabim (i drejtohet gazetares), s’është faji yt, është mënyra si argumentohet këtu. Shqipëria me prokurimet publike është 1-shi në rajon” tha ai.









