Makthi po merr fund në Vlorë. Drejtori i Ujësjellësit Vlorë Ermal Murati pas riparimit të defektit të tubacionit ka deklaruar se në orët në vijim situata do të normalizohet në orët në vijim.
“Pajisja e vendosur tashmë është në rregull. Po furnizohet një pjesë e qytetit ndërsa depot janë duke marrë ujë teksa në orët e pasdites i gjithë qyteti do t’i kthehet normalitetit.
Ishte një dëmtim shumë i rëndë, por tashmë mund të themi që jemi në fund të avarisë fatmirësisht. Pati një angazhim maksimal nga të gjithë, AKUK, bashkia dhe qeveria shqiptare.
Ndjesë qytetarëve për problematikën. Natyrisht që më pas do të ketë një vlerësim për të gjithë këtë situatë”, tha ai.









