-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria njofton rritjen e pensioneve sipas kategorive deri në vitin 2029

Kryesoret

Qeveria ka vendosur që nga fillimi i vitit të shtojë pensionet me bonuse mujore sipas kategorive të ndryshme. Pensionistët në qytet do të marrin 1,800 lekë shtesë në muaj, ata me pensione të pjesshme urbane 800 lekë, pensionet rurale 1,000 lekë, familjare 700 lekë dhe për invalidët 600 lekë.

Qëllimi i skemës është që pensioni minimal të arrijë 20,000 lekë dhe pensioni mesatar në qytet të shkojë në 40,000 lekë deri në vitin 2029.

Për shembull, një pensionist që sot merr 27,000 lekë do të përfitojë menjëherë 1,800 lekë shtesë dhe parashikohet të arrijë 40,000 lekë brenda disa viteve.

Aktualisht, rreth 730,000 persona përfitojnë nga skema e kontributeve shoqërore, dhe numri i tyre rritet me 15,000 çdo vit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit planifikon reforma në vitin 2026 për të përmirësuar qëndrueshmërinë dhe rritjen e përfitimeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit