-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tentoi t’i arratisej policisë, arrestohet shqiptari me 170 kg kanabis në Greqi!

Kryesoret

Policisë greke ka përfunduar me sekuestrimin e një sasie të madhe droge dhe arrestimin e një të riu Shqiptar, pas një ndjekjeje që zgjati rreth 30 minuta.

Sipas autoriteteve, gjithçka ka nisur mëngjesin e së enjtes pranë kryqëzimit të Eksohisë, ku efektivët e Seksionit të Luftës kundër Narkotikëve në Janinë kanë tentuar të ndalojnë për kontroll një automjet me targa të falsifikuara ukrainase.

Në vend që të ndalonte, drejtuesi i mjetit, një 35-vjeçar me shtetësi shqiptare, ka shtuar shpejtësinë duke u përpjekur të largohet. Gjatë arratisjes ai ka kryer manovra tepër të rrezikshme, duke hyrë edhe në korsinë e kundërt të qarkullimit, duke rrezikuar seriozisht përdoruesit e tjerë të rrugës.

Ndjekja policore ka vijuar për rreth gjysmë ore dhe ka përfunduar në zonën e Papigos, ku forcat e policisë kanë arritur të bllokojnë automjetin dhe të vënë në pranga drejtuesin e tij.

Gjatë kontrolli brenda makinës zbuloi 28 pako me 170 kg, 250 gramë marijuanë, që ishin vendosur në bagazhin e makinës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit