Detaje të reja janë bërë të ditura për ngjarjen tragjike të ndodhur në Orikum.
Sipas burimeve hetimore, bashkëshortët prej rreth dy muajsh jetonin të ndarë për shkak të konflikteve të vazhdueshme.
Viktima, Sose Xhebro, ishte kthyer së fundmi nga Italia për të kaluar festat e fundvitit në Shqipëri, periudhë gjatë së cilës tensionet mes çiftit dyshohet se u përshkallëzuan.
Hetimet po vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa autoritetet po marrin dëshmi nga persona të afërt për të sqaruar dinamikën e rastit.
DETAJET/ Vrua gruan në Vlorë, çifti kishte dy muaj që ishin ndarë









