Partia Demokratike ka njoftuar se të hënën, më 5 janar, do të mbahet tubimi i radhës para Kryeministrisë, në orën 18:00.
Gjithashtu, kreu i PD, Sali Berisha, do të vizitojë SPAK-un në orën 09:30 të të njëjtës ditë.
Mesazhi i plotë:
Mirëdita dhe Vit te mbare, uroj ti keni kaluar bukur festat.
Ju kujtoj të hënën date 05 janar për tubimin në orën 18:00 para Kryeministrisë.
Po ashtu të hënën në orën 09:30 Doktori do të jetë te SPAK.
Ju lutem merrni masa për të siguruar pjesëmarrjen









