Një grup qytetarësh janë mbledhur sot para Kryeministrisë për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë aktuale, duke kërkuar përgjegjësi për akuzat e korrupsionit.
Protesta u organizua nga kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i cili akuzoi qeverinë Rama për përfshirje në skandale të shumta financiare.
Protestuesit mbajnë pankarta që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe shprehu indinjatën për abuzimet që, sipas tyre, janë bërë me pasurinë publike.
“Edi Rama, jep dorëheqjen”, ishte një prej thirrjeve më të përhapura, ndërsa ata kërkuan drejtësi për qytetarët që, sipas tyre, janë prekur nga korrupsioni dhe keqmenaxhimi i fondeve publike.









