Një aksident ka ndodhur këtë mëngjes në aksin rrugor “Peqin-Elbasan”, në fshatin Bradashesh, ku një 46-vjeçare ka humbur jetën.
A.H. dyshohet se ka përplasur këmbësoren N.S., e cila, për shkak të dëmtimeve të rënda, ka ndërruar jetë në spital.
Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje dhe ka referuar materialet procedurale në Prokurorinë e Elbasanit për hetime të mëtejshme.









