Kryetari i PD-së, Sali Berisha u paraqit sot në SPAK për masën e sigurisë detyrim paraqitje për dosjen “Partizani”. Në fjalën e tij para SPAK-ut, sulmoi kryeministrin duke e lidhur me dosjen McGonigal.
“Altin Troplinit, pajës së SKAP-it, armikut të pluralizmit politik dhe armikut të McGonigalit. Me garancinë se krimet e tij nuk do të mbeten pa ndëshkuar. Ky është shënimi që lashë. Tani më lejoni t’ju informoj cfarë ka thënë “Ramaduro” për veten e tij.
Në SKAP gjeta McGonigalin që po dëshmonte kundër Ramës dhe po e priste Ramën në ishullin Riker, që është ishull burg si muze me të gjithë banditët e mëdhenj të historisë së SHBA-së. I kanë aty edhe gurët e varrit sepse kanë hyrë dhe nuk kanë dalë më nga aty” tha ai.









