-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kapet në Morinë 39-vjeçari nga Kosova, i dënuar nga Lituania

Kryesoret

Në hyrje të Shqipërisë, në pikën e kalimit kufitar të Morinës, shërbimet e Policisë Kufitare kanë arrestuar një kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet lituaneze.

B. K., 39 vjeç, banues në Kosovë, ishte dënuar me 2 vjet e 3 muaj burgim nga Gjykata e Vilnusit për veprat penale “Dëmtimi i papërfillshëm i shëndetit” dhe “Kërcënimi për të vrarë ose për t’i shkaktuar një dëmtim të rëndë shëndeti”.

Arrestimi i tij u bë si rezultat i kontrolleve të përzgjedhura dhe verifikimeve të vazhdueshme nga Policia Kufitare dhe DVP Kukës, të cilat synojnë ndalimin e shtetasve që përpiqen të shmangin përgjegjësitë ligjore.

Pas verifikimeve dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, autoritetet zbuluan se 39-vjeçari ishte nën kërkim ndërkombëtar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit