-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Moti i keq ndikon në tragetet nga Durrësi, ndryshime të papritura në lëvizje

Kryesoret

Autoriteti Portual i Durrësit ka njoftuar se, për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, disa lundrime tragetesh që lidhin Durrësin me Barin janë vonuar. Moti i keq gjatë mbrëmjes së 4 janarit ka shkaktuar pezullimin e njërit prej trageteve, që ishte i planifikuar për të nisur drejt Barit.

Udhëtarët që u prekën nga këto ndryshime janë asistuar nga kompanitë përkatëse dhe janë udhëzuar për të vijuar udhëtimin e tyre me lundrime të tjera.

Për ditën e sotme, informacioni i fundit për tragetet është si më poshtë:

Trageti “Rigel VII” ka mbërritur në Portin e Durrësit në orën 11:00 dhe do të nisë në orën 13:00.

Trageti “Rigel V” do të mbërrijë rreth orës 15:00 dhe është planifikuar të niset në orën 23:00.

Trageti “Rigel III” do të mbërrijë rreth orës 21:00 dhe do të niset pas mesnatës.

Trageti “GNV Cristal” është zhvendosur nga kalatat 7 dhe 8 në orën 07:05 dhe ka akostuar në Terminalin e Trageteve në orën 07:20, me nisje të planifikuar në orën 23:00.

Autoriteti Portual vazhdon të monitorojë situatën dhe siguron që të gjitha masat janë marrë për garantimin e sigurisë dhe normalizimin e lëvizjes së trageteve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit