-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Moti/ Shtrëngata dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit

Kryesoret

Sot, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura, me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët deri mesatar në shumicën e territorit.

Në veriperëndim (qarku Shkodër), reshjet do të kenë intensitet mesatar deri të lartë, shpesh shoqëruar me shkarkesa elektrike, deri në orët e mesditës. Ndërkohë, nga pasditja deri në mbrëmje, qarqet Vlorë dhe Gjirokastër do të përballen me shtrëngata dhe rrebeshe shiu me intensitet të lartë.

Në Alpe dhe lartësitë mbi 1500 metra në verilindje, parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.

Era do të fryjë nga jug-lindja me shpejtësi deri 12 m/s, ndërsa në zonat bregdetare dhe luginore, sidomos në jug, priten shpejtësi deri në 24 m/s. Valëzimi në det do të jetë 4-6 ballë.

Përgatituni për kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe mundësi për shtrëngata të shoqëruara me shiu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit