-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Açka shpreh mbështetje për protestën e Lapajt: Ai lufton edhe për mua

Kryesoret

Flutura Açka ka reaguar në rrjetet sociale duke shprehur mbështetje për Adriatik Lapajn, i cili ka nisur një protestë përballë Kryeministrisë, ku qëndron prej më shumë se një muaji.

Açka e cilëson Lapajn si një simbol të rezistencës dhe thekson se ai ka zgjedhur të luftojë për interesin publik, duke kaluar përmes vështirësive dhe duke u përballur me akuza.

Ajo e krahasoi protestën e Lapajt me përvojën e saj personale, duke theksuar se ai po lufton jo vetëm për veten, por edhe për të gjithë ata që kërkojnë ndryshim.

Postimi i Flutura Açkas:

E njoh Adriatikun, se njoh veten!
Një rezistencë e shenjueshme para Kryeministrisë, aty ku janë vjedhur milionat!
Plot një muaj, Adriatik Lapaj, vetëm, e më së shumti me miq, rri aty në rezistencë të lartë në palcë të dimrit. Aleatët e tij janë populli i mrrulur prej regjimit dhe të ftohtit, SPAK-ku dhe media.
Për veten? Jo, kishte rrugë të shkurtëra, të shpejta, por zgjidhi më të vështirat, se nuk duhet luftuar vetēm për veten. Sot mund të ishte Avokat i Shtetit. Sot mund të ishte, çfarë s’mund të ishte!
Por, ai lufton edhe për mua, ndaj them se e njoh!
Çfarê nuk i bënë? É fyejnê më shumë të djathtët së të majtët, edhe pse akuzon Edi Ramën më shumë se ata të gjithë marrë bashkë! Paterica é Ramës, i thonë. Ashtu më thonin edhe mua dikur, tē të njëjtët njerëz që besojnë së kanë tapinë e Opozitës. Ndaj e njoh Adriatik Lapajn, se njoh veten.
Çfarë nuk hoqi prej Sistemit. Votat ia vodhi Sistemi Kodin ia vuri kundër në shpinë Sistemi. Mandatin ia vodhi Sistemi. (Sistemi, lexoje marrëveshjet Ps+Pd 2023-2025, dhe Rama-Berisha 2008-2025). I bezdiste po të isha në Parlament. Siç i bezdisja unë. Ndaj é njoh Adriatik Lapajn, se njoh veten!
Tē protestosh është e drejtë kushtetuese. Më 2010 shatoret prej pashallarësh të Edi Ramës në protestën e tij, nuk i preku njeri. Vetëm një regjim barbar sillet me Adriatikun dhe protestuesit, siç u soll policia parmbrëmë, në mesnatë, dhunshëm. Duke tërhequr zvarrë, duke ia shkaterruar çadrat dhe hequr ngrohjem! Vetëm njerëz me shpirt fashist mund ta bëjë këtë, jo një grua, nënë, si Albana Koçiu, ministrja jonë e nderuar.
Adriatiku proteston edhe për mua! Ndaj e mbështes! Mbështete edhe ti!
Legjendat urbane me paterica dhe ulokë, nuk kanë asgjë demokratike. Fundja të gjithë jemi në provē: edhe naivët, edhe të ndershmit, edhe rrufjanët.
Foto: Me protestuesit, Kryeministrin, 6 janar 2026

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit