Durrësi po përballet me përmbytje masive pas reshjeve të dendura të shiut.
Rreth 100 shtëpi janë të përmbytura dhe disa banorë janë evakuuar dhe strehuar në shtëpinë e ushtrisë.
Një tjetër problem është përmbytja e Velierës së Durrësit, një projekt i kontestuar që ka kushtuar mbi 800 milionë lekë, duke nxjerrë në pah mangësitë e infrastrukturës.
Autoritetet janë angazhuar për menaxhimin e situatës, ndërsa qytetarëve iu bëhet thirrje të shmangin lëvizjet në zonat më të rrezikuara.
/5pyetjet.al









