Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë zhvilloi sot Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore, ku morën pjesë 45 anëtarë të shoqatës dhe 77 delegatë.
Gjatë takimit, u shqyrtua raporti i aktivitetit për vitin 2025, u miratuan pasqyrat financiare dhe buxheti për vitin 2026.
Pika kryesore në rendin e ditës ishte zgjedhja e Kryetarit të SHRF Tiranë për katërvjeçarin e ardhshëm, ku u shpall një kandidat: Krenar Alimehmeti.
Ai u rizgjodh njëzëri në krye të shoqatës, duke falenderuar anëtarët për besimin dhe theksuar angazhimin për rritjen e cilësisë në futbollin amator.
Në përfundim të asamblesë, u miratuan edhe propozimet për kandidatët për President të FSHF-së dhe anëtarë të Komitetit Ekzekutiv, ndërsa 10 anëtarë të rinj iu shtuan shoqatës.









