Situata e keqe e motit ka shkaktuar probleme serioze në disa zona të vendit, ku si pasojë
e saj është bllokuar aksi nacional Tepelenë-Gjirokastër në vendin e qujatur Shkalla e Zezë.
Një masiv shtufor ka rënë në rrugë duke shkaktuar bllokimin e aksit në fjalë.
Kjo ka shkaktuar radhe të gjata pritjeje tek automjetet në të dy anët e rrugës.
Në vendngjarje ka shkuar Policia Rrugore dhe punonjësit e firmës kontraktore për të larguar baltën shtufore.









