Nga salla operative e AKMC (Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile), për koordinimin e punës në terren dhe përballimin e pasojave të reshjeve të shiut, ka folur Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu.
“Në orët e para të mëngjesit kemi patur një agravim të situatës në Durrës, zonës së Kënetës, dhe në zona të tjera urbane ku janë realizuar disa ndërhyrje pranë disa banesave.
Nga ana tjetër jemi në terren me forca të shtuara, mjete, pompa të gadishmërisë maksimale dhe të kapacitetit të lartë në zonën e Durrësit, sipas kërkesës së Prefekturës.
Drejtori i AKMC aktualisht gjendet në terren në Gjadër”, u shpreh Vengu.









