-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Situata e fundit nga moti i keq- Bllokime, përmbytje dhe ndërprerje mësimi

Kryesoret

Reshje të dendura shiu me intensitet të lartë kanë përfshirë disa qytete në vend duke shkaktuar përmbytje të disa rrugëve. Disa akse rrugore në Durrës janë mbuluar nga uji dhe janë bërë tërësisht të pakalueshme, duke paralizuar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

Përmbytjet në Durrës kanë sjellë që procesi mësimor të pezullohet në të gjitha shkollat. Në pamundësi të lëvizjes së prindërve, fëmijëve dhe nxënësve, mësimi është pezulluar edhe në disa çerdhe e kopshte.

Mësohet se deri më tani janë evakuuar 10 familje, me nga 3-4 anëtarë secila. Familjet e janë sistemuar pranë Kovalishencës.

Në kaskadën e Drinit si pasojë e rritjes së prurjeve, kanë nisur shkarkimet e kontrolluara nga HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës. Kryeministri Edi Rama theksoi se nuk është evidentuar asnjë problematikë ndërsa KESH është duke monitoruar dhe menaxhuar situatën.

Edhe qytetarët e Lezhës për shkak të reshjeve të rëna gjatë orëve të natës janë duke u përballur me përmbytje në disa zona. Duke u përballur me këtë situatë është pezulluar procesi mësimor në shkollat 9-vjeçare “Kosova” dhe “Gjergj Fishta”.

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me problematikat e hasura në qarkullim në disa akse. Policia ka njoftuar disa rrugë për të devijuar lëvizjen për të shmangur qarkullimin.

Policia thekson se automjetet që vijnë nga jugu në drejtim të Tiranës, të qarkullojnë nga Rruga e Plepave për në Ndroq dhe nga rruga Rrogozhinë-Elbasan-Tiranë.

Për në Durrës, kalimi do të bëhet nga rruga e universitetit, në drejtim të Spitallës dhe në rrugën Tiranë-Elbasan-Rrogozhinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit