Tirana ka njoftuar afrimin e katërt për këtë merkato dimri, duke rikthyer sulmuesin Emmanuel Ernest.
25-vjeçari, që ishte pjesë e skuadrës sezonin e kaluar, u transferua në verë te USM Alger në Algjeri, por pas një aventure të pasuksesshme, ai ka vendosur të rikthehet në kryeqytet.
Ernest ka firmosur kontratën me klubin dhe është prezantuar zyrtarisht me drejtorin Omer Bunjaku. Ky është transferimi i katërt për Tiranën, pas mysafirëve Patrik Myslovic, Johan Enrique Cortes Alfaro dhe Freddy Antonio Alvarez Rodriguez.
Skuadra po kalon një revolucion të plotë pas renditjes së dobët në kampionat.









