Policia e Durrësit ka realizuar operacionin “Masa”, ku ka arrestuar 45-vjeçarin Erjon Kullolli, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Kullolli u vu në pranga pasi ishte identifikuar si personi që shiste kanabis, të cilin policia e sekuestroi gjatë një kontrolli në banesën e tij në janar 2025.
Në momentin e kontrollit, Kullolli nuk u gjet në shtëpi. Akti i tij u cilësua si rrezikshmëri për sigurinë dhe u kalua për hetime të mëtejshme.









