Reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar vështirësi të mëdha në qarkullimin e mjeteve në Rrugën e Arbrit, duke përfshirë zonat e Tunelit të Murrizit dhe Qafë-Buallit.
Automjete të shumta kanë dalë nga rruga, duke shkaktuar bllokime dhe përplasje mes mjeteve.
Situata ka qenë problematike, sidomos në segmentet nga Ura e Vashës deri në Peshkopi dhe në krahun e Klosit.
Policia Rrugore po ndërhyn për shmangien e aksidenteve, ndërkohë që autoritetet kanë kërkuar nga firmat e mirëmbajtjes hedhjen urgjente të kripës dhe skorieve. Përdorimi i gomave dimërore dhe zinxhirëve rekomandohet për siguri maksimale.









