Pas rrëshqitjeve masive të dheut që bllokuan rrugën Qukës – Qafë Plloçë, qarkullimi është mundësuar pjesërisht për mjetet që udhëtojnë drejt fshatrave të Pogradecit.
Largimi i masivit shkëmbor që shkaktoi bllokimin është përfunduar, dhe pastrimi i rrugës nga balta është në proces.
Mjetet që udhëtojnë drejt Elbasanit dhe Korçës do të mund të qarkullojnë normalisht ditën e nesërme.
Rruga, e cila u inaugura në shtator dhe kushtoi 260 milionë euro, ka hasur herë pas here në probleme të ngjashme për shkak të rrëshqitjeve të dheut, duke ngritur dyshime për cilësinë e punimeve dhe studimin gjeologjik.









