-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E pandehura Belinda Balluku: Paketë dëmshpërblimi për të përmbyturit

Kryesoret

E pandehur nga SPAK-u që kërkon arrestin e saj teksa Kuvendi po e mban në sirtar, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, nga Novosela njoftoi se po përgatitet një paketë dëmshpërblimi për familjet dhe bizneset e prekura nga situata e krijuar si pasojë e motit të keq.

“Kryeministri është duke dizajnuar së bashku me ministrin e Financave një paketë e cila do të garantojë dëmshpërblimin si për pjesën bujqësore ashtu dhe për banesat.

Nesër në 08:30 do ketë një mbledhje të Komitetit të Emergjencave Ndërqeveritar, ku do të bëhet edhe një adresim i kryeministrit jo vetëm për zgjidhen e situatës, por edhe dëmshpërblimet që janë të rëndësishme për familjet dhe bizneset e prekura.

Sistemi energjetik ka parformuar maksimalisht, pavarësisht kushteve atmosferike shumë të vështira. Nuk kemi pasur ndërprerje të gjatë, por kanë qenë momentale. Në 24 orët e ardhshme presim erëra të fuqishme.”, tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit