Tensionet mes Izraelit dhe Iranit mbeten të larta, ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka dërguar një paralajmërim të fortë për regjimin në Teheran, duke e përshkruar atë si të dobësuar dhe të pafuqishëm për të kërcënuar Izraelin.
“Çdo armik që synon të veprojë kundër Izraelit do të dështojë dhe çmimi që do të paguajë do të jetë shumë i lartë. Irani tashmë ka vuajtur goditje të rëndësishme, themelet e këtij regjimi janë dobësuar dhe, në fund, ai do të bjerë,” tha Netanyahu gjatë ceremonisë së largimit të kreut të Mossad-it, David Barnea.









