Pas rënies së temperaturave dhe reshjeve të borës, autoritetet kosovare kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar në trafik.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) paralajmëroi rënie të temperaturave nën zero, duke krijuar kushte për ngrica në rrugë, trotuare dhe ura.
Policia e Kosovës apeloi shoferët të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe të mbajnë distancën, për shkak të mundësisë për ngrica dhe rrëshqitje.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u bëri thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimin me automjete, sidomos gjatë natës, kur temperaturat mund të zbresin deri në –9°C.
Ngricat dhe bora, të shoqëruara nga erëra të ftohta, pritet të ndikojnë negativisht në sigurinë e qarkullimit. Paralajmërimet vijnë pas vërshimeve të fundit që kanë shkaktuar dëme në infrastruktura dhe kanë izoluar disa zona.









